Zvicra dhe Kombet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes për përfshirjen sociale në Shqipëri


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Article, 29.07.2021

Një marrëveshje e re Zvicër-Kombet e Bashkuara mundëson fazën e dytë të Programit të Përbashkët të KB ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’ për të përmirësuar mbrojtjen sociale në Shqipëri 

UN Resident Coordinator in Albania Fiona McCluney and Swiss Ambassador Adrian Maître after signing agreement on supporting social protection in Albania.
UN Resident Coordinator in Albania Fiona McCluney and Swiss Ambassador Adrian Maître after signing agreement on supporting social protection in Albania. ©FDFA

Qeveria zvicerane dhe Kombet e Bashkuara nënshkruajnë një marrëveshje për fazën e 2të të programit ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’. Përmes marrëveshjes së re Zvicra mbështet programin me 8 milion franga zviceran për periudhën 2021-2025.

“Shqipëria po bën hapa drejt një sistemi për mbrojtjen social i cili siguron që askush të mos mbetet pas. Zvicra dhe Kombet e Bashkuara si partner, inkurajojnë një sistem efektiv për  mbrojtjen sociale dhe mbështetin Shqipërinë në përpjekjet e saj. Pandemia Covid-19 theskoi edhe më shumë nevojën për një mbrojtje të fortë sociale në mënyrë që të përgjigjemi mjaftueshëm ndaj grupeve të prekshme. Ky përkushtim i ri do të shërbejë për vijimin e mbështetjes sonë për kujdesin social dhe sistemin e shërbimeve sociale në Shqipëri”, tha Ambasodori zviceran Adrian Maître.

“Misioni i këtij projekti shkon në zemrën e disa nga Synimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm ndërsa  programi vetë synon të ndryshojë sistemin në fushën e mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale në Shqipëri”, tha Fiona McCluney, Koordinatore Rezidente e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Ajo theksoi se në fazën vijuese, fokusi do të jetë konsolidimi i reformës së kujdesis social, duke punuar ngushtë me qeverinë qendrore dhe vendore, shoqërinë civile, kjo e fundit një partner thelbësor për rezultatin dhe arritjet e synimeve të programit.

Në këtë fazë programi do të vijoë të fokusohet tek personat dhe grupet e prekshme për përmirësimin e shërbimeve publike të cilat mbështesin përfshirjen e tyre sociale dhe mirëqenien, dhe fuqizimin e tyre që të kenë një zë në marrjen e vendimeve që ndikojnë mbi jetën e tyre, si dhe kërkesën e llogarisë ndaj vendim-marrësve për të zbatuar politikat.

Programi ndërton mbi rezultatet e arritura në faën e parë që pati ndikim pozitiv në jetët e komuniteteve të prekshme, duke shfaqur investim më të madh dhe më të barabartë tek njerëzit, duke hequr barrier dhe duke krijuar mundëi pë rata që rrezikohen të përjashtohen.

Programi ‘Askush Të Mos Mbetet Pas’ mbështet qeverinë e Shqipërisë në përmirësimin e sistemit të shërbimeve sociale dhe ai zbatohet bashkërisht nga katër agjenci të Kombeve të Bashkuara: PNUD që ka drejtimin, UNICEF, UNFPA, dhe UN Ëomen, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe bashkitë. Programi është pjesë e bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë në fushën e qeverisjes dhe përfshirjes sociale.