Projekti ‘Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil’ - PACEP – mblodhi përfaqësues nga parlamenti i Shqipërisë, Ambasada e Zvicrës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) për të krjuar bordin këshillues dhe për të diskutuar ecurinë e projektit.
“Ky është një nga projektet e pakta të cilat kanë adresuar nevojat tona reale, ashtu si ne i kemi vlerësuar”, that Zv. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi. “Ne presim me shumë interes ngritjen e Institutit Parlamentar dhe unë do të doja shumë të falënderoja Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Prezencën e OSBE-së, dhe NDI për bashkëpunimin që kemi në kuadër të këtij projekti”, theksoi Zj. Hysi.
“Përmes PACEP Ambasada zvicerane synon të ndihmojë Kuvendin e Shqipërisë që të përmirësojë performancën, duke marrë dhe duke zotëruar funksionet thelbësore: ligjvënien, përfaqësimin dhe mbikqyrjen. Me fjalë të tjera, të zhvillojë kapacitetin e tij të plotë si një institucion efektiv. E parë nga pikëpamja e qytetarëve projekti synon që ta bëjë punën e parlamentit më efektive por edhe ta hapë atë më shumë ndaj qytetarëve. Duke dëgjuar ata dhe duke ofruar mënyra se si ata të kenë ndikim në puënn dhe vendim-marrjet e parlamentit”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.
“Ky projekt katër-vjeçar synon të krijojë një vision afat-gjatë të një Parlamenti transparent, efektiv dhe që përfaqëson qytetarët sa më mirë, si dhe edukon qytetarët për të bashkëpunuar me parlamentin”, tha Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt theksoi se projekti gjithashtu është gati të mbështetë Kuvendin me prezantimin e ligjvënies elektronike.
Prezantime dhe diskutime mbi ecurinë e projektit u kryen gjatë takimit. Projekti ofron rezultate në tre objektiva: 1) Administrata parlamentare përmbush funksionet në mënyrë efiçente dhe efektive; 2) Parlamenti përmirëson funksionet ligjvënëse, mbikqyrëse dhe përfaqësuese, dhe 3) Qytetarët marrin hapësirën e tyre në zhvillimet demokratike të vendit, kërkojnë llogari deputetëve, dhe janë aktivë në ndikimin e reformave.
PACEP – 'Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil’- lidhet me objektivat kryesore të Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran me Shqipërinë për forcimin e organeve ligjvënëse dhe angazhimin civil. Projekti zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).