Zv. Presidenti zviceran Alain Berset përfundon vizitën në Shqipëri

Press releases, 19.02.2022

Zv. Presidenti dhe Ministri zviceran për Çështjet e Brendshme, Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Alain Berset, viziton Shqipërinë, takohet me ministra të qeverisë dhe nënshkruan marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Swiss Federal Councillor Alain Berset with Albania's Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj.
Ministri Federal Zviceran dhe Zv. President me Zv. Kryeministrin e Shqipërisë Arben Ahmetaj. ©FDFA / Franc Zhurda

Zv. Presidenti dhe Ministri Alain Berset kreu vizitën ë parë në Shqipëri ku u takua me Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social Ogerta Manastirliu dhe Ministren e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Vizita erdhi pasi Zvicra dhe Shqipëria ranë dakord që të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e sigurimeve shoqërore. Një marrëveshje e nënshkruar të premten më 18.02 siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave të tyre për sigurime shoqërore dhe të kenë qasje më të mirë ndaj këtyre përfitimeve.

“Zvicra po mbështet procesin e reformave në Shqipëri. Sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm drejt këtij synimi. Jam i bindur që marrëveshja mbi sigurimet shoqërore sjell ndryshim pozitiv për qytetarët tanë dhe për shkëmbimet ekonomike të të dy vendeve tona”, tha Ministri Berset.

Marrëveshja e re i mundëson qytetarëve që të marrin pensione edhe kur jetojnë jashtë vendit, ndërsa të dy qeveritë do kenë një bashkëpunim më të mirë në parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me sigurimet shoqërore. Ajo gjithashtu lehtëson lëvizshmërinë e qytetarëve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata nga kontributet e dyfishta të sigurimeve shoqërore.

Zv. Presidenti Berset u takua me Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe diskutoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe mbi përgjigjen ndaj krizave të tërmetit 2019 dhe pandemisë Covid-19. Ai gjithashtu takoi Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe vizitoi qendrën shëndetësore në Vorë, të renovuar më mbështetje zvicerane. Diskutimet u fokusuan në përpjekjet për t’u përballur me pandeminë, shtrirjen e vaksinimit, dhe përvojat e dy vendeve në trajtimin e krizës. Një temë tjetër ishte mbështetja zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Zvicra është aktualisht partneri kryesor dypalësh për Shqipërinë në sektorin shëndetësor.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë nga zyrtarë zviceranë në vitet e fundit.