Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë mbajnë nje konferencë dhe ekspozitë me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë.
Location: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme
Arkitekti i famshëm zviceran Mario Botta do të japë një ligjëratë si pjesë e Javës së Dizajnit Tiranë organizuar nga Universiteti Polis. "Nje mjeshtër i preçizionit, asnjë fugë nuk është në vendin e gabuar" - ky përshkrim nga Siegbert Keller e përmbledh vizionin dhe punën e tij. Z. Botta do të flasë mbi temën 'Arkitektura & Kujtesa'.
e mërkurë, 12.12.2018
– e mërkurë, 12.12.2018
Konferenz
Sondazhi më i fundit mbi Demografinë dhe Shëndetësinë u financua pjesërisht nga projekti 'Shëndet për të Gjithë', një nismë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Ai do të lançohet nga Ministrja e Shëndetësisë, Ambasadori zviceran, dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara.
Projekti më i fundit me financim zviceran mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta do të mbajë aktivitetin e parë të premten, 14 Shtator, në Bashkinë e Beratit.
Fondi Kulturor Zviceran do të shfaqë një nga projektet më të fundit: premierën e një prej filmave të parë VR (realitet virtual) të prodhuar në Shqipëri
Location: Kinema Cineplexx – TEG, Tirana East Gate, Tirana
“Evidenca dhe praktika të mira mbi shërbimet e shëndetit mendor" është tema e këtij viti për edicionin e 6-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shëndetin Publik.
Projekti me financim zviceran 'LëvizAlbania' po organizon Javën e Demokracisë Vendore 2018 për të promovuar aksionet që përmirësojnë demokracinë në nivel vendor
e mërkurë, 07.03.2018
– e mërkurë, 07.03.2018
Veranstaltung für Medienschaffende
Çdo katër vjet bashkëpunimi zviceran në Shqipëri publikon strategjinë katër-vjeçare e cila përmbledh drejtimet kryesore të përpjekjeve të Zvicrës për zhvillim dhe bashkëpunim në vend. Këtë vit lançimi do të jetë tek Hotel Rogner me pjesëmarrje nga qeveria, bashkitë dhe partnerë të tjerë.