Publikimet dhe multimedia

Kalendari 2023

Cover of Calendar 2023
Kopertina e Kalendarit 2023 ©FDFA

Shqipëria është e pasur me bimë mjekësore dhe aromatike dhe Kalendari ynë 2023 përmban 12 ilustrime nga artistja Ledia Kostandini. 

Shkarkoni Kalendarin e plotë 2023 (PDF, 26 Pages, 8.9 MB)

Kalendari 2022

Kalendari i ambasadës zvicerane për 2022 ka si veçori foto me njerëz dhe partnerë nga programi ynë i bashkëpunimit.

Shkarkoni kalendarin (PDF, 13 Pages, 26.5 MB) e plotë për 2022. 

Decentralizimi: 20 vjet bashkëpunim Zvicër-Shqipëri

Për mbi dy dekada Zvicra mbështet në Shqipëri procesin e decentralizimit dhe forcimin e qeverisjes vendore. Disa nga shembujt, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra u përmblodhën në një raport të përfunduar në Prill 2020.

Ju mund të shkarkoni raportin (PDF, 44 Pages, 297.3 kB).

Intervistë me Ambasadorin zviceran në Shqipëri Christoph Graf

Televizioni i orientuar nga financat dhe biznesi - SCAN TV intervistoi Ambasadorin zviceran Christoph Graf më 17 Prill 2015 për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe cfarë mund të përmirësohet për të rritur shkëmbimet ekonomike dhe të biznesit. ©SCAN TV

Ambasadori zviceran në Tiranë Christoph Graf flet mbi gratë në politikë

Kanali kryesor televiziv Top Channel transmetoi një intervistë me Ambasadorin Christoph Graf më 14 Maj 2015, ku ai foli mbi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave në politikë dhe qeverisje. Ai theksoi se qeveria vendore është ambienti ku politika ka fillimin e saj dhe prandaj Zvicra mbështet rrjetin e grave në politikë me bazë në bashkitë e veriut të Shqipërisë. ©Top Channel

Mëngjes me fëmijë Romë

Më 26 Qershor 2015 Ambasadori zviceran Christoph Graf përshëndeti një grup me fëmijë Romë që morën pjesë në kampe verore në katër qytete të Shqipërisë. Së bashku me përfaqësues nga qeveria, Kombet e Bashkuara dhe UNICEF, ai bëri thirrje për më shumë barazi dhe përfshirje të Romëve në shoqëri. Mëngjesi me Fëmijët Romë u organizua nga Ndihmë për Fëmijët, një fondacion vendas i mbështetur nga Zvicra në punën për rritjen e arsimimit dhe të të ardhurave për Romët. ©FDFA