Zvicra vendos rregulla të reja për hyrjen dhe për çertifikatat e vaksinimit


Diese Seite ist nicht auf Deutsch übersetzt. Bitte wählen Sie Ihre bevorzugte Sprache aus:

Article, 20.09.2021

Në përpjekje për të parandaluar infektime të mëtejshme si pasojë e udhëtimeve, qeveria e Zvicrës njoftoi rregulla të reja për udhëtarët në lidhje me testet dhe vaksinimin kundër Covid-19 

image of plane

Duke filluar nga e dita e hënë, 20 shtator 2021, udhëtarët që hyjnë në Zvicër të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk janë të shëruar do të duhet të paraqesin një rezultat negativ testi të kryer para udhëtimit. Ky rregull vlen pavarësisht se nga po udhëtohet apo me çfarë mjet transporti. Gjithashtu, do të duhet të kryhet një test i dytë 4 deri në 7 ditë pas hyrjes në Zvicër. Rezultati i këtij testi të dytë duhet t’i dërgohet zyrave kantonale respektive.

Për ata të cilët janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 nuk kërkohet test. Megjithatë, duhet të paraqitet një prove e vlefshme e vaksinimit apo shërimit në çastin e hyrjes. Pranohen vetëm vaksinat e autorizuara nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA).

Këshilli Federal vendosi gjithashtu që çdokush që është vaksinuar jashtë Zvicrës me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) do të jetë në gjendje të pajiset me një çertifikatë zvicerane COVID. Deri tani kjo ishte e mundur vetëm për ata që kishin çertifikatën Digjitale COVID të BE-së. Për ata të cilët nuk kanë një çertifikatë COVID, vaksinimi duhet të provohet përmes një dokumenti tjetër të përshtatshëm.

Të gjitha udhëtarët kërkohet që të mbushin formularin online për hyrje - përfshirë ata që janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar. Kjo i mundëson kantoneve që të kryejnë kontrolle rastërore nëse testi i dytë është kryer 4 deri 7 ditë pas hyrjes.

Kërkesat për testim dhe formulari online i hyrjes nuk nevojiten për udhëtarët tranzit të cilët nuk ndalojnë në Zvicër, për shoferët që trasnportojnë mallra apo njerëz, dhe për udhëtarët ndër-kufitarë nga vendet fqinje.

Udhëtarët mund të konsultohen me faqen e kontrollit para udhëtimit për më shume informacion.