Programi për vetë-punësim mbështet ide të reja biznesi për të rinjtë në Shqipëri

Press releases, 14.09.2018

Vala e tretë e mbështetjes për biznese nga të rinjtë u lancua nga projekti i UNDP me financim zviceran 

Dpt. Head of Mission at Embassy of Switzerland in Albania Philipp Keller addressing the launch of self-employmen measures with Albania's Minister of Economy Arben Ahmetaj (left) and UNDP representative Limya Eltayeb. ©
I Ngarkuari me Punë a.i. tek Ambasada e Zvicrës në Shqipëri Philipp Keller duke folur gjatë shpalljes së masave për vetë-punësim me Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj (majtas) dhe përfaqësuesen e UNDP Limya Eltayeb (djathtas). © edpagriaphoto

U shpall sot në Tiranë thirrja e tretë e programit të vetëpunësimit për të rinjtë. Idetë fituese të biznesit do të mbështeten nga programi i vetëpunësimit, zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit (SHKP) dhe financuar nga qeveria e Zvicrës. Kjo mbështetje përfshin trainimin, mentorimin dhe financimin e start-up-eve. 

Thirrja që kemi shpallur sot synon të përmirësojë kushtet për vetëpunësim. Në zemër të kësaj iniciative qëndron fakti se vetëpunisimi mund të jetë një mundësi e shkëlqyer. Unë kam vizituar personalisht disa nga bizneset e vogla të mbëshetura nga ky program në të shkuarën dhe kam përshtypjet më të mira për të cilësinë e ideve të biznesit dhe progresin që këta të rinj arritën pas mbështetjes që përfituan,” tha Philipp Keller, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Zviceriane në Shqipëri.

Drejtoresha e UNDP në Shqipëri, Limya Eltayeb tha se “në qendër të vëmendjes do të jetë qëndrueshmëria e këtij programi me qëllim që të rritet ndjeshëm roli i SHKP me objektivin final transferimin e plotë të programit të vetëpunësimit pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.”

Kjo ndërhyrje synon të nxisë aftësitë sipërmarrëse dhe inkurajon të rinjtë për ta parë vetëpunësimin si një alternativë të mundshme. Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 shtator, ndërkohë që prioritet do t’i jepet aplikimeve që do të vijnë nga shtresat në nevojë si dhe të rinjve dhe vajzave.

Kjo iniciativë pritet të jetë pjesë e ‘masave active të nxitjes së punësimit’ – si një mënyrë për të aktivizuar idetë, aftësitë dhe njohuritë e të rinjve dhe për t’i transformuar ato në sipërmarrje të qëndrueshme që sigurojnë të ardhura. PNUD do të trajnojë dhe mbështesë Shërbimin Kombëtar të Punësimit gjatë fazës fillestare, në mënyrë që programi i vetëpunësimit të kthehet në një program të qëndrueshëm.

Falë thirrjeve të mëparshme janë trajnuar 255 sipërmarrës të rinj. 84 të rinj janë mbështetur dhe 76 biznese janë operacionale.

Programi “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”, financuar nga qeveria zviceriane dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nxit vetëpunësimin e djemve dhe vajzave të reja që jetojnë në fshat e qytet, stimulon mbështetjen e sipërmarrjes si një masë aktive të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, dhe mbështet krijimin e një kuadri rregullator për të nxënit përmes punës dhe sigurimin e cilësisë në arsimin dhe formimin profesional.