Ambasadori zviceran Adrian Maître merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për mirëmbajtjen e TAP

Article, 14.11.2018

Një marrëveshje për mirëmbajtjen u finalizua pas muajve me negociata dhe asistencë teknike nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike

 

The signing of TAP maintenance agreement where Swiss Ambassador Adrian Maître (2nd row, centre) attended, Tirana, 14.11.2018.
The signing of TAP maintenance agreement where Swiss Ambassador Adrian Maître (2nd row, centre) attended, Tirana, 14.11.2018. © TAP

Operatori shtetëror për gazin në Shqipëri Albgaz sh.a. së bashku me kompaninë italiane SNAM s.p.a nënshkruan një marrëveshje me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) për shërbimet e mirëmbajtjes për pjesën e linjës së tubacioneve që kalon nëpër Shqipëri. Të pranishëm në aktivitet ishin Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Ambasadori zviceran Adrian Maître dhe Ambasadori italian Alberto Cutillo.

“ Për herë të parë një kompani shqiptare si Albgaz, me ndihmën e asaj italiane SNAM do mund të marrë përsipër kryerjen e një shërbimi për një projekt kaq të madh e të rëndëssihëm si gazsjellësi TAP. Krijohet një vlerë e shtuar jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por mbi të gjitha nga ajo që Shqipëria ka nevojë, mbajtjen e njerëzve të kualifikuar brenda vendit”, tha ministri Gjiknuri.

Drejtori i Albgaz Arbër Avrami falënderoi qeverinë zvicerane për dhënien e asistencës përmes SECO-s, dhe tha: “Marrëveshja e Mirëmbajtes, e para e këtij lloji në Shqipëri, nënshkruhet midis TAP dhe Albania Gas Services Company për një periudhë fillestare 7 vjet, me një staf fillestar prej 52 të punësuarish, 90% të të cilëve të rinj shqiptare".

U deshën mbi gjasthë muaj me negociata dhe përgatitje për këtë marrëveshje shumëpalëshe që të finalizohej. Një volum i madh me mbështetje dhe asistencë të financuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) shkoi drejt kësaj marrëveshjeje, përmes rishikimeve dhe shtesës së seksioneve që sjellin përfitime për qeverinë dhe publikun shqiptar.

Një projekt prej 6 milion franga zvicerane është aktiv që nga 2015 për të ndërtuar kapacitete në qeverinë shqiptare për menaxhimin e infrastrukturës së gazit dhe maksimizimin e përfitimeve nga investime si TAP.  Ekspertët e punësuar nga projekti asistojnë Ministrinë, institucionet e varura prej saj (si Albgaz) dhe specialistët e gazit përmes njohurive dhe asistencës teknike, ligjore dhe komerciale.