Mbështetja për të shpëtuar lumin Vjosa arrin një pikë kritike

Article, 09.06.2017

Ekpertë dhe aktivistë civilë diskutuan sot ecurinë e fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe vendimin më të fundit të gjykatës për të ndalur ndërtimin e një hidrocentrali në Poçem

Head of Local Governance at the Swiss Embassy in Albania Debora Kern speaking at the event about the Vjosa protection campaign. ©FDFA
Drejtuesja e programeve për Qeverisjen në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri Debora Kern duke folur në aktivitetin për mbrojtjen e Vjosës. FDFA

Tiranë Pas një viti fushatë OJQ-ja mjedisore EcoAlbania së bashku me aktivistë dhe organizata të tjera civile arritën një sukses historik në mbrojtjen e lumit më të gjatë të egër në vend, Vjosës. Një vendim i fundit nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ndalon ndërtimin e një dige dhe hidrocentrali nga një kompani turke në Poçem.

Kjo është hera e parë që një çështje mjedisore fiton një vendim favorizues në gjykatat shqiptare dhe arrin të sjellë shqetësimet e popullsisë vendore në vëmendjen e autoriteteve. Një program i financuar nga Agencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) mbështeti fushatën gjatë vitit të shkuar.

“Urime për prezantimin e një lloji të ri aksioni civil në Shqipëri. Ju arritët më sukses që të promovoni një çështje të drejtë dhe vutë në lëvizje një proces të funksionimit të institucioneve që është gjë e re dhe e rrallë”, tha Debora Kern, Drejtuese për Qeverisjen në Ambasadën e Zvicrës. Ajo uroi gjithashtu EcoAlbania që tërhoqi së bashku institucionet të cilat punuan për të zgjidhur një shqetësim të madh për njerëzit që banojnë përgjatë lumit Vjosa në zonën e Mallakastrës. “Jam e kënaqur që dëgjo se në fushatën elektorale është përmendur diskutimi që lugina e Vjosës të deklarohet park kombëtar i mbrojtur”, tha përfaqësuesja zvicerane.

Mbështetja zvicerane për fushatën erdhi përmes LëvizAlbania, një program i ngritur për të promovuar veprimtaritë demokratike në nivel vendor. EcoAlbania arritë të bashkonte komunitetin në Kutë të Mallakastrës, loboi me përfaqësues të qeverisë vendore, dhe fitoi mbështetjen e deputetëve, parlamentit Evropian dhe shkencëtarëve. Pas kësaj, ata dërguan kërkesë tek Gjykata Administrative e Shkallës së Parë e cila vendosi në favor të qytetarëve dhe e deklaroi ndërtimin e hidrocentralit në Poçem si të paligjshëm.

Megjithatë, Olsi Nika, Drejtor ekzekutiv i EcoAlbania paralajmëroi se siguria e Vjosës është ende nën rrezik: agjencitë shtetërore përgjegjëse për dhënien e lejes së ndërtimit dhe kompania turke e cila planifikonte ndërtimin e HEC-it e kane çuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Përveç kësaj, qeveria shqiptare aktualisht po tenderon ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, më sipër rrjedhës së Vjosës.“Beteja jonë nuk ka mbaruar ende dhe ne duhet të punojmë bashkë për t’u siguruar që Vjosa të mbetet një lumë natyral, dhe me rrjedhë të lirë”, tha z. Nika.

Angazhimi i komuniteteve vendore ishte i lartë gjatë kësaj fushate dhe përfshiu pleqësinë e fshatrave, të rinj dhe kryetarë bashkie.