Fond zviceran për të mbështetur hapjen e dosjeve të Sigurimit

Article, 21.07.2017

Ambasada e Zvicrës miratoi një fond prej 50,000 CHF për të mundësuar më shumë transparencë dhe akses të hapur në punën e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Ky kontribut financiar dhe teknik i është  mandatuar OSBE-së për të dhënë mbështetje strategjike dhe teknologjike për këtë institucion

Ambassador Graf with the director of the Authority for Secret Service Documents in Albania Gentiana Sulo
Ambasadori Graf me drejtoreshën e Autoritetit për Dokumentet e Ish-Shërbimit Sekret Gentiana Sulo. FDFA

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit – i sapongritur – merr mbështetje zvicerane përmes OSBE-së për të përmirësuar planet strategjike dhe bazën e pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Drejtoresha Gentiana Sula nënshkroi marrëveshjen së bashku me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. I pransishëm gjatë nënshkrimit, Ambasadori zviceran Christoph Graf tha: ‘Mandati juaj i transparencës është vendimtar për një shoqëri të paqtë në Shqipëri. Zvicra është me ju në këtë iniciativë delikate për të ndërtuar një memorie kolektive dhe në debatin për të shkuarën’.

Gjatë fjalimit të tij Kreu i Prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt theksoi se ‘Autoriteti ka krijuar dhe do të mbajë ndezur debatin për të shkuarën, debat i cili çon përpara dhe zhvillon shoqërinë’.

Që nga krijimi në vitin 2015 Autoriteti është përgjegjës për menaxhimin dhe bërjen transparente të dosjeve të Sigurimit famëkeq – ish shërbimit sekret në Shqëipëri. Ai do të sigurojë akses në dokumentet e të shkuarës për qytetarët, institucionet, median dhe studiuesit. Mbi 200,000 dosje të Sigurimit dhe mbi 30 milion faqe dokumentesh kanë nevojë të magazinohen, të administrohen dhe të sigurohen.

Synimi është të hidhet dritë mbi krimet e shtetit komunist dhe të mundësohet një debat konstruktiv mbi të shkuarën me synim që të pastrohen dhe të shërohen plagët sociale ende të pranishme në arenën publike në Shqipëri. 

Fondet zvicerane plotësojnë një kontribut Gjerman dhe do të përdoren për ekspertizë ndërkombëtare dhe vendase si dhe përvoja nga vende të tjetra me synim të asistohet Autoriteti se si të ofrojë më mirë aksesin tek dosjet. Gjithashtu, do të sigurohen kompjuterë, skanera, printera, kamera dhe akses në internet.