Kuvendi pajiset me Infrastrukturën Virtuale të Desktopit si pjesë e mbështetjes nga OSBE dhe Zvicra


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Press releases, 27.09.2021

Kuvendi dhe Prezenca e OSBE-së nënshkruajnë aktin e dhurimit që siguron infrastrukturën virtuale të desktopit (VDI) për Kuvendin e Shqipërisë. 

Secretary General of Albania's Parliament Genc Gjoncaj, Head of OSCE Presence in Albania Vincenzo Del Monaco, Speaker of Albania's Parliament Lindita Nikolla, and Swiss Ambassador Adrian Maître after the signature of the donation act on Virtual Desktop Infrastructure. ©
Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit të Shqipërisë Genc Gjoncaj, Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla, dhe Ambasadori zviceran Adrian Maître pas nënshkrimit të aktit të dhurimit për infrastrukturën virtuale të desktopit. ©FDFA

Bashkëpunimi i Kuvendit me projektin ‘Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil’ mundësoi pajisjen me Infrastrukturën Virtuale të Desktopit (VDI) e cila lehtëson dhe bën më efiçente punën e Kuvendit të Shqipërisë. Akti i dhurimit u nënshkrua sot nga Sekretari I Përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjoncaj dhe  Kreu i Prezencës së OSBE-së Vincenzo Del Monaco, në praninë edhe të  Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, dhe Ambasadorit zviceran Adrian Maître.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se “Kjo marrëveshje do të do të lehtësojë ligjbërjen, konsultimin publik, sigurinë dhe aksesueshmërinë e informacionit parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë i është mirënjohës Qeverisë së Zvicrës dhe OSBE-së që mundësuan ndërtimin e këtij sistemi dhe kemi besim se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë.”

“Vlerësojme përpjekjet e Kuvendit për tu pershtatur edhe ne kohe të vështira siç është perballja me pandeminë Covid19, duke i theksuar këto edhe në raportin tonë për Shtetet pjesëmarrëse. Ne përgëzojmë zgjidhjet novatore siç është sistemi VDI, duke bërë të mundur që Parlamenti Shqiptar të jetë një pikë referimi edhe në rajon për sa i përket teknologjisë së informacionit duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe punes legjislative”, theksoi Kreu i Prezencës së OSBE, Vincenzo Del Monaco.

“Ky projekt është pjesë e programit tonë më të gjerë të bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë që reflekton një nga objektivat strategjike të tij. Gëzohem që donacioni i sotshëm i Infrastrukturës Virtuale të Desktopit (VDI) kontribuon për përmirësimin e efiçencës së funksioneve të Parlamentit. Krahas komponentëve të tjerë që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Parlamentit, ai forcon procesin demokratik të Shqipërisë”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Infrastruktura virtuale e desktopit (VDI) do të përdoret nga deputetët dhe stafi administrative i Kuvendit për të përmirësuar komunikimin, punën nga larg si dhe për të lehtësuar procesin për legjislacionin electronik. Në kushtet e përshtatjes me kufizimet e COVID-19 kjo infrastrukturë mundëson një rrjedhë më të mirë të proceseve të punës. VDI jep më shumë zgjidhje, më shumë siguri dhe më shumë shpejtësi për punën si nga zyra ashtu edhe nga larg.

Ky ishte një investim i përbashkët midis Kuvendit dhe projektit ‘Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil’ që zbatohet nga OSBE dhe mbështetet nga Zvicra.