Një aplikacion i ri nga Swissinfo.ch ofron informacion të përditshëm për shtetasit zviceranë jashtë vendit


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Article, 26.08.2021

Një bashkëpunim midis Departamentit Federal për Punët e Jashtme (EDA) dhe Swissinfo.ch sjell lajmet më pranë shtetasve zviceranë që jetojnë dhe punojnë jashtë 

Logo Image for the new SWI Plus app
Imazhi i logos për aplikacionin e ri SWI Plus. © FDFA

Drejtoria Konsullore në Departamentin (Ministrinë) Federale për Punët e Jashtme të Zvicrës ka njoftuar lançimin e një aplikacioni të ri i cili sjell lajme dhe informacione të përditshme tek shtetasit zviceranë jashtë vendit, ofruar nga Swissinfo.ch – njësia ndërkombëtare e Korporatës Zvicerane të Transmetimeve (SBC).

Përmes aplikacionit të ri SWI Plus shtetasit zviceranë mund të marrin përmbledhje ditore nga Swissinfo.ch mbi zhvillimet dhe çështjet më të rëndësishme. Përveç marrjes së lajmeve më të fundit të asaj çka ndodh në Zvicër, përdoruesit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në seksionin e ‘debateve’ duke komentuar dhe diskutuar çështjet me interes drejtpërdrejt me ekipin editorial përmes modulit SWI Arena të këtij aplikacioni. Seksioni i ‘debateve’ fillimisht ofrohet në gjermanisht dhe frëngjisht – po diskutohet mundësia për gjuhë të tjera.

Një përshkrim i aplikacionit në katër gjuhë mund të gjendet këtu:

DE: https://www.swissinfo.ch/ger/auslandschweizer-app/45070394

FR: https://www.swissinfo.ch/fre/swi-plus_nouveau--la-lettre-d-information-pour-les-suisses-de-l-%C3%A9tranger/45085790

IT: https://www.swissinfo.ch/ita/da-scaricare-adesso_la-nuova-app--swi-plus--per-gli-svizzeri-e-le-svizzere-all-estero/46213646

EN: https://www.swissinfo.ch/eng/get-our-app-and-stay-in-touch-with-switzerland-/46766802   

Aktualisht janë rreth 776,300 shtetas zviceranë që jetojnë jashtë vendit të cilët janë regjistruar pranë përfaqësive të Zvicrës nëpër botë.

Përdoruesit mund ta shkarkojnë aplikacionin përmes telefonave Android dhe iPhone.