Nismë e re për të mbështetur hidroenergjinë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Press releases, 13.01.2021

Një nismë e re e financuar nga SECO u lançua këtë javë për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të hidroenergjisë sipas standardeve ndërkombëtare në 6 vende të Ballkanit Perëndimor

View of hydropower plant over lake Koman, North Albania
Pamje nga hidrocentrali mbi liqenin Koman, Shqipëria Veriore. © Korporata Energjetike Shqiptare

Shoqata Ndërkombëtare e Hidrocentraleve (IHA) njoftoi një fazë të re mbështetjeje për autoritetet, investuesit, dhe korporatat e hidroenergjisë në zbatimin e praktikave të mira dhe standardeve ndërkombëtare në zhvillimin e hidroenergjisë, në bashkëpunim me Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH) dhe mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Qeverisë Zvicerane për Çështjet Ekonomike (SECO).

Patrik Meier, Zv. Shef i Misionit në Ambasadën Zvicerane në Shqipëri, deklaroi: “Të gjitha hidrocentralet ndikojnë në burimet ujore dhe kanë një ndikim në mjedis dhe jetesën e komuniteteve të prekura. Qëndrueshmëria e hidroenergjisë është më e rëndësishme se kurrë për të adresuar ndryshimet klimatike si dhe zhvillimin ekonomik. Jam i lumtur që kjo nismë e re do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshmërisë së projekteve të hidrocentraleve, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Në të gjithë rajonin malor të Ballkanit Perëndimor, kërkesa po rritet për energji të ripërtëritshme, të besueshme, pa ndotje që mund të sigurojë hidrocentrali. Megjithatë, komunitetet lokale mund të krijojnë ndasi në lidhje me meritat e skemave të hidrocentraleve, me aktivistët që shpesh kërkojnë të ndalojnë projektet e reja.

Për autoritetet kombëtare të liçensimit në këtë pjesë të Europës, sfida është të vlerësohet se cilat skema të energjisë janë të qëndrueshme - dhe cilat mund të sjellin një kosto shumë të lartë për komunitetet lokale dhe mjedisin.

Për të adresuar shqetësime të tilla, tandartet e mira ndërkombëtare në zhvillimin e hidrocentraleve.

Duke nisur me fillimin e vitit 2021, kjo nismë tre-vjeçare do të punojë me zhvilluesit e projekteve, përkrah rregullatorëve, investitorëve dhe organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Alain Kilajian, Specialist i Lartë i Qëndrueshmërisë në IHA, komentoi: “Një nga rezultatet kryesore të këtij programi të mbështetjes do të jetë që aktorët lokalë nga Ballkani Perëndimor të pajisen më mirë me mjetet e nevojshme për të kuptuar dhe vlerësuar performancën e qëndrueshmërisë së projekteve të hidrocentraleve në përputhje me udhëzimet e njohura ndërkombëtarisht”.

Duke përfshirë vendimmarrësit kryesorë si dhe Organizatat Jo-Qeveritare (OJQ), programi i trajnimit do të forcojë kapacitetet institucionale dhe do të zgjerojë ndërgjegjësimin në lidhje me kriteret e praktikave të mira që priten nga të gjitha projektet e hidrocentraleve dhe të sigurojë një gjuhë të përbashkët për diskutimin e çështjeve të rëndësishme të qëndrueshmërisë në rajon.

Qëllimi është të sigurohet që projektet e hidroenergjisë të përputhen me Mjetet e Qëndrueshmërisë së Hidroenergjisë, një grup udhëzimesh dhe mjetesh vlerësimi të zhvilluara nga qeveritë, industria dhe OJQ-të sociale dhe mjedisore. Këto mjete janë në linjë me kriteret e huave të institucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Korporata Ndërkombëtare e Financave.

Duke komentuar nismën, Benet Beci, Drejtori Ekzekutiv i KESH, deklaroi: “Në emër të Korporatës Energjetike Shqiptare, ndihem i nderuar që jam pjesë e këtij programi, si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend dhe rajon. Sfidat tona të ardhshme kanë të bëjnë me rritjen e prodhimit të energjisë dhe sigurimin e pavarësisë së energjisë elektrike, ndërsa në të njëjtën kohë, sigurojmë një prezencë pozitive mjedisore dhe sociale në komunitetet që jetojnë pranë hidrocentraleve, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm social, ekonomik dhe mjedisor. Prandaj, ne jemi të përkushtuar të adoptojmë praktikat dhe standardet më të mira të energjisë elektrike të qëndrueshme".

Programi i trajnimit do të shqyrtojë të gjitha aspektet e zhvillimit të projektit, duke përfshirë hartimin dhe dizenjimin, konsultimet me komunitetin, biodiversitetin dhe menaxhimin e rrezikut mjedisor. Me një kombinim të seminareve, mësimit online dhe uebinarëve, mbështetjes brenda dhe vendit, pjesëmarrësit do të bëhen të aftë në përdorimin e Mjeteve të Qëndrueshmërisë së Hidroenergjisë dhe do të marrin pjesë në vlerësimin e një projekti hidroenergjitik në Shqipëri.