Nismë për qëndrueshmërinë në Shqipëri me Shoqatën Ndërkombëtare të Hidroenergjisë

Article, 25.03.2021

Një nismë e financuar nga qeveria zvicerane fillon me një përkushtim për të vlerësuar projektin e Skavicës. 

Pamje e hidrocentralit mbi liqenin Koman.
Pamje e hidrocentralit mbi liqenin Koman. © KESH

Korporata Shqiptare e Energjisë (KESH) synon të përfshijë parimet e qëndrueshmërisë në dizenjimin e projektit prej 250 megavat të planifikuar për në Skavicë, në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe mjetet e vlerësimit të hidroenergjisë.

Në aktivitetin lançues për nismën e qëndrushmërisë së hidroenergjisë në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Sektorit të Mjedisit dhe Social Anni Kallfa tha se priste të fillonte aplikimin e Mjeteve për Qëndrueshmërinë Hidroenergjetike të cilat fokusohen në përformancën mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG). “Megjithëse fokusi i kompanisë është elektriciteti, KESH gjithashtu synon të adoptojë ndryshime në mjedisin e biznesit, teknologji, mundësi financimi dhe mbrojtjen e mjedisit,” tha ajo.

Gjatë vitit në vazhdim ekspertë nga Shoqata Ndërkombëtare e Hidroenergjisë (IHA) do të ofrojnë trajnim për ngritjen e kapaciteteve për stafin e KESH dhe do t’i asistojnë ata në zbatimin e praktikave të mira dhe në kryerjen e vlerësimeve duke përdorur këto mjete. Kjo do të ndiqet nga një vlerësim i Skavicës nga një ekip i pavarur.

Nisma synon të sigurojë që skemat e reja të hidroenergjisë në Ballkanin Perëndimor të ndërtohen sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Ky është një bashkëpunim midis IHA, KESH dhe qeverisë së Zvicrës. 

Një nga objektivat është të pajisen aktorët rajonalë me mjetet dhe njohuritë për të siguruar që projektet të zhvillohen dhe të operojnë me përgjegjësi, pa nevojën për një asistencë të jashtme afat-gjatë.

Ëebinari i lançimit organizuar më 10 Mars 2021 ofroi një platform ku aktorët vendor diskutuan dhe ndanë ekspertizën mbi si të zbatohen standarded e qëndrueshmërisë në zhvillimin e hidroenergjisë në Ballkanin Perëndimor.

Në ëebinar u mblodhën aktorë nga qeveria, industria dhe OJQ nga Ballkani dhe përtej, të cilët janë të interesuar për promovimin e hidroenergjisë së qëndrueshme. Prezantimet nga KESH, Statkraft, Ambasada e Zvicrës dhe IHA dhanë një pamje të aktiviteteve qe pritet të kryhen gjatë vitit të ardhshëm.

Suksesi i vlerësimit për qëndrueshmërinë i kryer tëk hidrocentrali i Devollit gjithashtu u diskutua. Rigela Gegprifti, Menaxhere për Shqipërinë e kompanisë norvegjeze Statkraft, prezantoi një rast studimi që tregon përvojën e tyre në përdorimin e Mjeteve për Qëndrueshmërinë Hidroenergjetike.

“Një nga ambiciet për projektin e hidrocentralit të Devollit ishte transferimi i teknologjisë, ekspertizës dhe njohurive tek shqiptarët vendas. Unë besoj fort se kjo ekspertizë teknologjike është transferuar tek shumë të rinj shqiptarë të cilët janë brezi tjetër i ambasadorëve për hvillimin e projekteve të qëndrueshme,” tha ajo.

Gjatë ëebinarit, Specialisti i Lartë për Qëndrueshmërinë Alain Kilajian, që përfaqëson IHA-n për këtë nismë, prezantoi disa sfida të cilat duhet të adresohen në projekte hidroenergjike si Skavica përmes përdorimit të Mjeteve për Qëndrueshmërinë Hidroenergjetike.

“Në një vend si Ballkani Perëndimor, veçanërisht në projekte si Skavica i cili mund të shkaktojë shpërngulje, këto çështje duhet të kuptohen mirë për të zbatuar një projekt që arrin praktikat ndërkombëtare”, tha ai.

Eddie Rich, Shef Ekzekutiv i IHA, shtoi: “Ne duhet të demonstrojmë se hidroenergjia nuk është vetëm e rinovueshme por edhe e qëndrueshme, që do të thotë se impaktet mjedisore dhe sociale menaxhohen në mënyurë të përgjegjshme – dhe ky është synimi i këtij programi”.

Patrik Meier, Zv. Shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, mori pjesë në ëebinar dhe ndau një prezantim mbi kontributin e Zvicrës për të siguruar energji me karbon të ulët në Shqipëri.

Projektet e hidroenergjisë në gjithë Ballkanin Perëndimor mund të aplikojnë për financim në mbështetje të vlerësimeve për qëndrueshmërinë nën Fondin për Vlerësim të Qëndrueshmërisë së Hidroenergjisë ESG. Fondi do të japë një total prej 1 milion franga zvicerane për mbi 40 projekte hidroenergjetike midis 2020 dhe 2024. Fonid menaxhohet nga IHA dhe financohet nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO).

Apliko për financim për vlerësimin e qëndrueshmërisë për projektin tënd hidroenergjetik.

Shih ëebinaring që shpjegon se si projekti i Skavicës do të përfitojë nga Mjetet për Qëndrueshmërinë Hidroenergjetike

Mësoni më shumë mbi nismën për ngritjen e kapaciteteve në Ballkanin Perëndimor.