Në Kërkim të Thesarit të Remitancave: një mënyrë argëtuese që të rinjtë të mësojnë mbi shërbimet financiare

Article, 19.06.2019

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Remitancave, nxënës të shkollave të mesme morën pjesë në Kërkimin e Thesarit të Remitancave organizuar në Berat. Nxënësit morën pjesë me entuziazëm në aktivitetin që rrit ndërgjegjësimin në lidhje me shërbimet financiare dhe sjell institucionet financiare më pranë të rinjve për ta bërë edukimin financiar një ushtrim argëtues.

High school students participating in the Runmittance Treasure Hunt, Berat, Albania, 16.06.2019. © FDFA
Nxënës të shkollave të mesme gjatë pjesëmarrjes në Kërkimin e Thesarit të Remitancave, Berat, 16.06.2019. © FDFA

Në 16 Qershor, rreth 240 nxënës të shkollave të mesme dhe mësuesit e tyre morën pjesë në në Kërkimin e Thesarit të Remitancave, në Berat. Pjesëmarrësit ndoqën një shteg të paracaktuar me ndalesa të shumëfishta ku duhej të zgjidhnin gjëegjëza financiare, duke marrë kështu një kurs të shkurtër edukimi financiar mbi disa shërbime specifike.

Ndërsa për shumë nxënës që ndoqën aktivitetin koncepti i marrjes së parave nga anëtarë të familjes jashtë ishte i njohur, disa të tjerë e dëgjuan termin “remitanca” për herë të parë.

Remitancat janë ende më rëndësi të veçantë për ekonominë e Shqipërisë dhe mesatarisht përfaqëson një të tretën e të ardhurave familjare. Këto prurje të ardhurash kontribuojnë drejt blerjeve për nevoja themelore si ushqime, produkte konsumi dhe pagesat e faturave utilitare. Në fakt, mbi 60% e familjeve shqiptare të cilat marrin remitanca nuk do të ishin në gjendje të mbulonin nevojat themelore familjare.

Berati merr sasinë e dytë më të madhë për frymë të remitancave në Shqipëri. Si pjesë e projektit janë identifikuar disa mundësi për të përdorur remitancat për një zhvillim më të gjerë ekonomik të qytetit. Kanalizimi dhe menaxhimi i remitancave është një sfidë e madhe për familjet në Shqipëri pasi kostot e transfertave për emigrantët që dërgojnë janë shumë të larta. Një mungesë besimi dhe ndërgjëgjësimi mbi kanale të ndryshme të remitancave bën që të shtohen rreziqet në kanalizimin e tyre. Mungon gjithashtu udhëzimi për familjet se të planifikojnë në afat të gjatë për të përdorur fondet që marrin në mënyrë më efektive.

Aktiviteti u financua nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) dhe u zbatua nga Banak Botërore, Banka e Shqipërisë, dhe Junior Achievement në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe Ministrinë e Arsimit. Projekti Greenback është pjesë e Programit për Remitancat dhe Pagesat financuar nga SECO me synim përmirësimin e pagesave me pakicë dhe efiçensës së prurjeve të remitancave. Projekti lidh dërguesit dhe marrësit e remitancave, me autoritetet publike dhe dhënësit e shërbimeve.

Kërkimi I Thesarit është një shembull I qasjes ndryshe të Projektit Greenback: një qasje nga poshtë lart, duke punuar lokalisht për të nxitur një treg të shëndetshëm global. Ai synon të sjellë ndryshime përmes nevojave reale të përfituesve të remitancave – emigrantëve dhe familjeve të tyre.