Krijimi i vendeve të punës vazhdon përmes zhvillimit të agrobizneseve

Article, 23.06.2019

Duke asistuar rritjen e sektorit privat mund të krijohen më shumë vende pune – kjo është përvoja e projektit me financim zviceran RisiAlbania. Gjatë një vizite në terren në Lushnje Ambasadori zviceran Adrian Maître theksoi se asistenca teknike mund të rezultojë në më shumë vende pune nëse punon ngushtë me agrobizneset

Swiss Ambassador Adrian Maître (right) meeting agribusiness representatives during field visit in Lushnje, 19.06.2019. ©
Ambaadori zviceran Adrian Maître (djathtas) duke takuar përfaqësues të agrobinesit gjatë vizitës në terren në Lushnje, 19.06.2019. ©FDFA

Ambasadori zviceran Adrian Maître vizitoi Lushnjen dhe u takua me eksportuesin e suksesshëm ‘Doni Fruits’ si dhe me fermerët furnizues dhe grumbulluesit të cilët aktualisht po punojnë për të marrë çertifikimin në grup Global G.A.P.

“Mësova se ka shumë kërkesa në mënyrë që të përmbushen standardet. Ato garantojnë cilësinë ë produkteve si dhe të mjedisit, dhe të dyja kanë shumë rëndësi për konsumatorin fundor dhe për tregun”, tha Ambasadori Maître pas vizitës në një serrë për pjepra e cila ndjek kërkesat e Global G.A.P.

“Zgjidhja që eksportet shqiptare të kapin tregje me vlera të larta është përputhja me standardet e kërkuara nga BE. Kjo hap dyert për supermarketet e BE-së”, tha Ejup Ahmeti nga ‘Doni Fruits’.

Në Kemishtaj, Ambasadori zviceran visitor BioBes, një kompani me histori të gjatë familjare në grumbullimin dhe paketimin e bimëve mjekësore në disa rajone të Shqipërisë. Fusha e tyre me lule misri si dhe linja të tjera në vend u sigurojnë 400 familjeve rurale burimin kryesor të të ardhurave.

Projekti zviceran RisiAlbania mbështet investimet e BioBes në teknologjinë e tharjes dhe zgjerimin e kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike. Kompania synon të rritë pjesën e tyre të bimëve të kultivuara nga 6% aktualisht deri në 51% në 2022, si dhe të zbatojë certifikimin organic për të gjithë produktet e veta.

“Kam parë një mundësi dhe potencial të madh për punësim, vende të reja pune, të ardhura dhe investime për Shqipërinë. Kjo është ajo për të cilën vendi ka nevojë, dhe ajo për të cilën qytetarët dhe të rinjtë në veçanti por edhe sektori privat kanë nevojë”, theksoi Ambasadori Maître gjatë vizitës tek një parcelë organike.

Me mbështetjen e RisiAlbania kompanitë kanë krijuar deri tani 25 vende të reja pune. Projekti synon të krijojë 100 vende të reja me pune me kohë të plotë deri në fund të vitit 2019 dhe rreth 300 të tilla deri në përfundim të projektit permes bashkëpunimit me kompanitë në këtë sektor. Paralelisht partnerët e projektit kanë investuar deri tani 200,000 EUR dhe projekti synon të nxisë investime në vlerën e 750,000 EUR deri në fund të 2019.

Ndërsa agrobizneset private janë të motivuara që të zgjerojnë biznesin dhe investimet e tyre, ato shpesh sfidohen nga standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Këtu RisiAlbania luan një rol ndërmjetësues duke prezantuar standardet, duke hapur mundësi në tregjë të reja dhe duke përmirësuar kushtet e punës për punonjësit. Mbajtja e standardeve të BE-së është një fillim premtues për zgjerim të mëtejshëm të bizneseve dhe për më shumë mundësi punësimi në sektorin privat.