Çmime për mbështetjen e gazetarisë së pavarur nga projekti zviceran LevizAlbania


Diese Seite ist nicht auf Deutsch übersetzt. Bitte wählen Sie Ihre bevorzugte Sprache aus:

Article, 21.06.2019

Në një nga aktivitetet që shënojnë mbylljen e fazës së parë, In one of the events marking the end of phase I, projekti zviceran LevizAlbania dha çmime njohjeje për pesë gazetarë të pavarur

Swiss Ambassador Adrian Maître handing over the award for Best Investigative Article to journalist Fatbardha Nergjoni, Tirana, 17.06.2019.
Swiss Ambassador Adrian Maître handing over the award for Best Investigative Article to journalist Fatbardha Nergjoni, Tirana, 17.06.2019. ©FDFA I_A

Të hënën më 17 Qershor LevizAlbania mbajti një aktivitet të veçantë për të nxjerrë në pah mbështetjen që i ka dhënë nismave civile dhe mediatike gjatë katër viteve të shkuara, për të prezantuar portalin online www.PortaVendore.al dhe për të dhënë çmimë për gazetarë që punojnë me këtë portal.

“LevizAlbania është një nga instrumentet me anë të së cilit Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë për të prodhura ndryshime demokratike. Unë kam parë përmes shembujve konkretë se si të rinj kanë qëndruar përballë bizneseve të mëdha dhe i kanë ndikuar për të përmirësuar standardet mjedisore. Të tjerë të rinj kanë qëndruar përballë kryetarëve të bashkive për t’i bërë ata që të marrin parasysh nevojat e komunitetit. Aktivisitë të tjerë, paqësisht dhe brenda sundimit të ligjit kanë ndërprerë ose ndalur shkatërrimin e lumejnve të rëndësishëm dhe hapësirave të tjera përmes protestave dhe aksioneve të tyre”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Aktiviteti u hap më një shfaqje teatri rruge nga Albania Community Assist (ACA) ku disa të rinj përshkruajnë ngjarjet tipike zgjedhore, manovrat politike dhe sjelljet e kryebashkiakëve që ndryshojnë pas zgjedhjeve.

“LevizAlbania mori mbi 1,300 aplikime përmes pesë thirrjeve për propozime që stimulojnë ndryshimin dhe kërkojnë më shumë demokraci, më shumë përfshirje në vendim-marrje, më shumë transparencë, dhe më shumë investime në favor të qytetarëve. Projekti ka përmbushur një nga misionet e veta kryesore duke arritur 56 bashki ose 92% të territorit të Shqipërisë”, tha kreu i konsorciumit që zbaton projektin LevizAlbania, Andi Dobrushi.

Tre gazetarë të pavarur morën çmime nga projekti, si njohje e punës së tyre raportuese. Çmimi për Artikullin Më Të Mirë Investigativ u dorëzua nga Ambasadori zviceran Adrian Maître për gazetaren Fatbardha Nergjoni, një gazetare e lirë nga Elbasani. Çmimi për dy Artikujt Më Të Mirë Të Thelluar shkuan për gazetarët Sami Curri dhe Geri Emiri.

Anëtarët e jurisë gjithashtu dhanë certifikata mirënjohjeje për redaktoren e Porta Vendore Elisa Gjerani dhe gazetarin Artan Rama, për kontributin e tyre në këtë platformë.

Një prezantim në video tregoi përfitimet nga platforma Porta Vendore si një hapësirë virtuale për arkivimin, shkëmbimin, raportimin dhe informimin mbi përformancën e qeverisjes vendore. Ky portal sjell së bashku gazetarë të pavarur dhe investigativ të cilët shkruajnë dhe raportojnë mbi çështjet e qeverisjes vendore. Portali i shërbën qëllimit të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e bashkive, si dhe informimit dhe edukimit të qytetarëve mbi të drejtat e tyre në lidhje me autoritetet e zgjedhura. .

LevizAlbania ka mbështetur një gamë të gjerë nismash që vijnë nga qytetarë, si nga grupë edhe nga individë të cilat përmirësojnë demokracinë vendore dhe përfshijnë mbrojtjen e mjedisit, financat publike dhe transparencën bashkiake.